Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Rama na ka konfiskuar logon, ose PD e zgjidh këtë punë, ose do të shuhet


Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama po mban peng logon e Partisë Demokratike me metodat e tij të paligjshme.

Por ai theksoi se demokratët nuk do të dorëzohen edhe nëse kryeministri e lan vendin me gjak. Berisha theksoi se PD ose do ta rregullojë këtë problem ose do të shuhet.

“Nuk mund të na konfiskojë ne logon ai. A do mbrohet pluralizmi këtu apo jo. Edi Rama mund të bëjë ç’të dojë, mund të lajë me gjak këtë vend, por ne nuk dorëzohemi. Logoja e PD-së me vendim gjykate është e jona. Vendimi i gjykatës është në fuqi. Në çdo vend të botës kështu ndodh. Por Edi Rama do të na shuajë me mekanizma të tilla. I kemi edhe ne të gatshme gjërat.

Po e çove ti situatën me kundërshtarin për jetë a vdekje do të përballesh me pasoja. Por të na zhdukë ne ai me horra që s’kanë as ligj, as moral le ta provojë. Kjo s’mund të ndodhë. O do e zgjidhë Partia Demokratike këtë, ose do të shuhet. Ka pas shumë ide, jo të marrë logo të tjera. Jo, pse. Ne do të qëndrojmë për një parim shumë të madh.”– u shpreh Berisha.