Dy turistë francezë janë përfshinë sot në një aksident në Vlorë, ku si pasojë një prej tyre ka ndërruar jetë.
Sipas policisë, çifti i turistëve po udhëtonin me biçikleta kur u përplasën nga një makinë.
Ata janë dërguar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, por për fat të keq gruaja nuk ka mundur dot të jetojë.
“Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”– bën me dije Policia.