Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ ngre në detyrë dy gjyqtarë, emërohen në Gjykatën e Posaçme të Apelit


Dy gjyqtarë të tjerë i janë bashkuar Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ata janë Tereza Merkaj dhe Florjan Kalaja.

Vendimi u njoftua sot nga KLGJ pas mbledhjes ku u caktua për ngritjen në detyrë të këtyre dy gjyqtarëve.

“Duke vijuar, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të gjyqtares znj. Tereza Merkaj dhe gjyqtarit z. Florjan Kalaja.”- thuhet në njoftimin e KLGJ-së, pas përfundimit të mbledhjes së sotme.

Gjyqtarja që ngrihet në detyrë Tereza Merkaj aktualisht mban detyrën e gjyqtares në Gjykatën e Tiranës, ndërsa Florjan Kalaja është gjyqtar i komanduar në Gjykatën e Apelit në Durrës.