Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Nuk vendosëm asnjë kusht, pala e Alibeajt kërkonte eliminimin e strukturave të ngritura nga PD-ja


Deputeti i PD Edi Paloka, në një deklaratë për mediat ka përgënjeshtruar Enkelejd Alibeajn se pala e përfaqësuar prej tij për dialogun vuri kushte për bashkim.

Paloka tha se pala tjetër vuri veton dhe në deklaratë kërkonin eliminimin e të gjithë strukturave.

“Që në ditën e parë kanë qenë primaret. Statuti edhe i vjetri, ai që sot e konsiderojnë të tyren, edha ai ka primaret. Nuk ka asnjë pikë që ne të na përplaste për primaret. Në deklaratën e tyre kërkohej praktikisht eliminimi i gjithë strukturave të ngritura të PD-së, nga një vit sakrificash, kërkohej eliminimi i strukturës.

Theksohej që kërkohej një strukturë jashtë këtyre aktuale dhe të merrnin votë unanime. Sikur njëri prej tyre të kundërshtonte, i gjithë procesi binte poshtë. Kishte një veto që bëhet që kur ditën e parë mendon se si ta bllokosh këtë proces. Pse duhej vendosur një veto. Unë mund ta kuptoj që kjo mund t’i kërkohej Edi Ramës, por t’i kërkosh brenda partisë.

Unë kam biseduar me zotin Bardhi në Parlament. I kam thënë pikërisht këtë që po ju them ju. Pse duhet të krijojmë ngërçe për proces. Nuk po na detyron njeri të futemi këtu. Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë ic.