Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar sërish mediat.
Në rrethin e kryeministrit janë dy media tashmë të cilat po i shigjeton sa herë ato bëjnë ndonjë kronikë me të cilat nuk është dakord Edi Rama.
Top Channel-in Rama e ka sulmuar për një kronikë për familjet e tërmetit të cilat nuk kanë marrë akoma shtëpinë pas rreth 3 vitesh nga shkatërrimi
Rama e ka quajtur gënjeshtër të madhe kronikën duke dhënë edhe versionin e tij se pse ato ndodhen në kontejner ende.
“Gënjeshtra më e madhe është gjysmë e vërteta! Familja trajtohet me bonus qeraje! S’ka pranuar te levizi, bashkia i ka çuar kontejner. S’ka pranuar as të marrë grantin ta ndërtojë vetë shtëpinë që tani po ia bën bashkia. Po këto publiku s’duhet t’i dijë se duhet rrëzuar qeveria!”-shkruan Rama.
Ndërsa News 24 Rama e ka quajtur gjobagjinj kundër qeverisë pas një kronike mbi fermerët të cilët presin drurët frutorë.
“Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysmë e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë!”-shkruan Rama.
Me grupin mediatik News 24dhe qeverisë pati një përplasje gjatë muajve të verës mes të cilëve u shkëmbyen replika të shumta.
Ndërsa me Top Channel, përplasja ka filluar vetëm në ditët e fundit të cilët Rama i quajti “gjobaxhinj ekranesh”.
Ja fytyra e gënjeshtrës më të madhe: Gjysëm e vërteta! Këta fermerë janë realë, por s’janë të gjithë fermerët e Korçës, po një pakicë e vogël e atyre që kontribuojnë në rritjen e eksporteve tona! Mirëpo këta të dytët s’kanë vend në kanal/portalet e gjobaxhinjve kundër qeverisë! pic.twitter.com/uimGmGi3lH
— Edi Rama (@ediramaal) November 1, 2022