Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën një 40-vjeçar në vendin e punës në Tiranë, inertet e zënë poshtë


Një punonjës ka humbur jetën ditën e sotme në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “5 maji” në Tiranë.

Një sasi inertesh kanë zënë poshtë shtetasin V.L 40-vjeç të cilat i morën jetën.

Më datë 01.11.2022, në rrugën “5 Maji”, në një objekt në ndërtim e sipër, kanë rënë materiale inertesh duke zënë poshtë punëtorin e objektit, shtetasin V. L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.