Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ne do t’i japim fund regjimit dhe do vendosim sundimin e ligjit


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke shpërndarë një foto nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar shkruan se janë ata që do i japin fund regjimit.

Meta shton se do vendoset sundimi i ligjit pas rrëzimit të regjimit.

Ne do t’i japim fund sundimit të regjimit dhe do të vendosim sundimin e ligjit njëherë e përgjithmonë, në mënyrë që të rikthejmë besimin dhe të garantojmë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve”-shkruan Meta.

Partia e Lirisë, zgjodhi si drejtues të Komitetit, Edmond Haxhinaston ndërsa votohet edhe për zgjedhjen e zëvendëskryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm nënkryetarët dhe anëtarët e Kryesisë.