Hakerat e HomelandJustice kanë publikuar ditën e djeshme të dhënat personale të punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror. Ata kanë nxjerrë të dhënat e rreth 600 punonjësve, gjeneralitetet e tyre, email-et si dhe numrat e telefonit.
Më herët ata kanë nxjerrë të dhëna të ndryshme të marra gjatë sulmit kibernetik ndaj Shqiërisë më 15 korrik 2022. Në një dalje të jashtëzakonshme për mediat pak javë pas ngjarjes, kryeministri Rama tha se pas sulmit qëndronte Irani duke njoftuar përzënien e stafit të ambaadës së Iranit në Tiranë dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.
Në disa dalje mediatike, kreu i qeverisë ka siguruar publikun se të dhënat e tyre nuk ishin marrë dhe se mbrojtja kibernetike e Shqipërisë kishte funksionuar. Sulmi është dënuar nga SHBA-ja e NATO-ja që kanë deklaruar se Irani do mbahet përgjegjës për sulmin.