Vendosni fjalën kyçe....

Mbahet në Tiranë ministeriali BE-Ballkani perëndimor, diskutohet emigracioni, siguria e lufta ndaj korrupsionit


Sot e nesër Shqipëria pret ministerialin mes BE-së e Ballkanit perëndimor për drejtësinë e punët e brendshme.

Ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë të vendeve të BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit do takohen në Tiranë ku do diskutojnë për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë, emigracionin e paligjshëm e luftën kundër korrupsionit.

Në takim do jenë të pranishëm Komisionerët e BE-së për Drejtësinë e Punët e Brendshme, Didier Reynders e Ylva Johansson, respektivisht.

Më 6 dhjetor po në Tiranë do zhvillohet samiti BE-Ballkani perëndimor ku pritet të marrin pjesë liderët e BE-së e ata të vendeve të rajonit.