Vendosni fjalën kyçe....

“E kompromentuar” – Republikanët kërkojnë hetimet për asistenten e Kongresmenit demokrat, dyshohet për lidhje me Kinën


Republikanët e Kongresit kanë bërë thirrje për një hetim pas zbulimit se një ndihmës i një ligjvënësi demokrat u pushua nga puna pasi ndërmjetësoi për disa takime në emër të Ambasadës Kineze në Uashington.

Barbara Hamlett, e cila punoi në Capitol Hill për 34 vjet, ishte ndihmëse për Kongresmenin demokrat Don Beyer në kohën kur dyshohet se kontaktoi disa punonjës të Kongresit dhe u përpoq të organizonte takime mes tyre dhe zyrtarëve të ndryshëm që punonin në Ambasadën Kineze, raportoi National Review.

Pasi ajo dyshohet se kërkoi një takim të tillë me një punonjës republikan, një zyrë republikane e raportoi Hamlett te përgjëgjësi i Kongresit, thuhet në raport. Një rishikim i sjelljes së saj përcaktoi se ajo ishte përpjekur të organizonte takimet për Kinën.

Incidenti ka zemëruar lidershipin republikan, i cili ka denoncuar ndikimin në rritje e sipër të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në politikën amerikane.

“Partia Komuniste Kineze dëshiron të krijojë ndikim mbi çdo aspekt të jetës amerikane, veçanërisht mbi qeverinë tonë.” – tha Senatori republikan Marco Rubio në një email.

Zyra e Beyer deklaroi se nuk kishte njohuri paraprake për veprimet e Hamlett dhe veproi menjëherë.

“Kongresmeni Beyer nuk ishte plotësisht në dijeni të këtyre veprimtarive përpara se të kontaktohej nga përgjegjësi i Kongresit.” – tha Aaron Fritschner, zv.shefi i shtabit të Beyer, sipas National Review.

“Sapo mësoi për to, ai ndoqi çdo udhëzim që i ishte dhënë nga zyrtarët e sigurisë. Punonjësja në fjalë nuk është më e punësuar në zyrën e Kongresmenit Beyer.” – shtoi ai.

Pushimi, megjithatë, nuk ishte i mjaftueshëm për të parandaluar përhapjen e incidentit në zgjedhjet afatmesme të javës së ardhshme.

Karina Lipsman, sfiduesja republikane e Beyer në Distriktin e 8-të të Kongresit të Virxhinias, ka bërë thirrje për një hetim mbi shtrirjen e lidhjeve të Kongresmenit me Partinë Komuniste Kineze dhe nëse veprimet e Hamlett ndikuan në sigurinë kombëtare.

“Shkalla e lidhjeve të Beyer me qeverinë kineze duhet të përcaktohet, në mënyrë që të verifikohet niveli i rrezikut të sigurisë kombëtare.” – tha Lipsman në një deklaratë për The Washington Times.

Zyra e Beyer dhe përgjëgjësi i Kongresit nuk iu përgjigjën në kohën e publikimit të shkrimit. kërkesave të The Epoch Times për informacion.