Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim takohet me Arben Krajën: SPAK i përqendruar në rezultate pavarësisht kërcënimeve


Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar sot ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, ku është takuar me kreun e saj Arben Krajën.

Ndërsa publikon disa foto nga ky takim, ambasadorja Kim shkruan se SPAK është i përqendruar pavarësisht kërcënimeve.

“Takova në SPAK Arben Krajën dhe prokurorët për të ritheksuar mbështetjen për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për nxitje, SPAK është i përqendruar në ofrimin e më shumë rezultateve, që tregojnë se askush, pavarësisht gradës apo pasurisë nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri.”– shkruan ambasadorja e SHBA-ve.

Ditën e sotme ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave për kreun e SPAK-ut, pas mbarimit të mandatit të Krajës.