Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Karbunarë të Lushnjës, ku një 48-vjeçar ka pësuar atak kardiak ndërsa ishte duke drejtuar automjetin. Si pasojë mjeti ka goditur një shtyllë elektrike dhe drejtuesi me inicialet E.Ll ka humbur jetën.
“Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.
48-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– bëri me dije Policia.