Vendosni fjalën kyçe....

Rama për opozitën: Do të marrin Noc Rrokun, si herët e tjera


Kryeministri Edi Rama në takimin e tij në Tropojë, ka akuzuar opozitën se qëllimi i vetëm i saj është të bëjë rrëmujë, dhe të ndezë zjarre të vjetra.

Lidhur me protestën e paralajmëruar të 12 Nëntorit dhe thirrjen që ai të dorëhiqet, Rama tha se opozitë nuk e merr dot pushtetin duke përdorur një shprehje tashmë të njohur për të “Nocin do marrin”.

“Nuk është çështja e marrjes së pushtetit se nuk kanë çfarë marrin. Si e kanë marrë më parë kanë për ta marrë prapë. Nocin domethënë, por këtu është fjala për të mbajtur në ekuilibër vendin, kombin, dinjitetin tonë.

Mund të kesh 1 mijë arsye që mos e duash fare ta shohësh me sy PS që mos duash ta shohësh me sy qeverinë e PS, mua po e po se jam e i gjatë, çështja është që asnjë nga këto arsye nuk të justifikon të shkosh pas veglave të Kremlinit e të zhytesh në corbën e parave ruse. Aq më tepër që paratë ata i marrin për vete e pastaj u dalin lakrat më vonë por këtë herë nëse lakrat dalin më vonë mund të jetë shumë vonë.

S’ka asnjë dyshim që asnjë nga këto nuk kërcënon shumicën se shumica nuk është as qeveria as grupi parlamentar, shumica janë njerëzit që nuk i hanë këto lloj lojërash. Përtej kësaj kjo kërcënon dinjitetin tonë si komb, si popull, ne s’mund të jemi një popull që të marrim një pamje karagjozësh ku qoftë e 20% t’u shkojnë mbrapa veglave të çorbës ruse. Njerëz që janë gati të kthehen në djallin vetë, për t’i ikur drejtësisë, por si mundet ne të dalim kundër interesave tona kombëtare. Kjo është e vërteta dhe diçka që duhet ta evitojmë me çdo kusht. Mjafton të bësh rrëmujë, sherr të ndezësh zjarre të vjetra për të çuar në ndarje që nuk premton asgjë të mirë”, tha më tej Rama.”- tha Rama.