Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin nesër në protestë në mbështetje të biznesit që ka paralajmëruar një tubim në orën 10:00.
Berisha shkruan se çmimi i naftës në vend është krejt abuziv e i papërballueshëm ndërsa rritja e çmimit të energjisë nuk ka aspak lidhje me luftën në Ukrainë por me korrupsionin e qeverisë.
Berisha përmend ndër të tjera edhe rritjen e taksave, grabitjes së parave të taksapaguesve përmes koncesioneve e PPP-së korruptive si inceneratorët, ato në shëndetësi e infrastrukturë janë shkaqet e krizës së thellë në të cilët ndodhet vendi.
Ai i bën thirrje bizneseve që të ulin qepenat, të ndalin shërbimet e shoferëve të taksive që të bllokojnë rrugët.