Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden kritikon Elon Musk: Bleu Twitter-in që përhap gënjeshtra në mbarë botën


Presidenti Joe Biden ka sulmuar miliarderin Elon Musk duke thënë se ai kishte blerë një platformë të mediave sociale që shpërndan gënjeshtra në të gjithë botën.

“Elon Musk del dhe blen një mjet që shpërthen gënjeshtra në të gjithë botën.”– tha presidenti amerikan në një mbledhje fondesh demokratike në Rosemont, Illinois.

“Nuk ka më redaktorë në Amerikë.”– shtoi ai sipas CNN.

Vërejtjet e presidentit amerikan vijnë pas lajmeve se Musk kishte pushuar nga puna mijëra punonjës në të gjithë kompaninë.

Blerja e Twitterit nga Musk u pasua shpejt nga raportet për një rritje të komenteve raciste dhe gjuhës së urrejtjes në platformë, dhe ditët e fundit disa reklamues të mëdhenj ndërprenë pagesat e tyre për kompaninë.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u tha gazetarëve të premten se Biden ka qenë “i hapur për rëndësinë e platformave të mediave sociale që vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të reduktuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin”.