Zëvendëssekretari i NATO-s, Mircea Geoana, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.
Geoana përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se ka biseduar me emisarin special të BE-së për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të parandalojnë përshkallëzimin, por thotë se KFOR-i është i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti.
“Fola me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina duhet të tregojnë përmbajtje dhe të parandalojnë përshkallëzimin. KFOR mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të ndërhyrë nëse rrezikohet stabiliteti”-shkruan Geoana.