Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmenia republikane: Po fituam zgjedhjet afatmesme, s’do ketë më asnjë qindarkë për Ukrainën (Video)


Nëse republikanët e rimarrin Kongresin në zgjedhjet afatmesme të javës së ardhshme, ‘asnjë qindarkë tjetër nuk do i shkojë Ukrainës’, tha përfaqësuesja amerikane Marjorie Taylor Greene në një tubim në Sioux City, Iowa të enjten, duke akuzuar Partinë Demokratike në pushtet se i jep përparësi ushtrisë ukrainase ndërkohë që ka lënë pas dore jetët e amerikanëve.

“Kufiri i vetëm për të cilin kujdesen është Ukraina, jo kufiri jugor i Amerikës.” – deklaroi Greene. “Vendi ynë vjen i pari.” – shtoi ajo.

Ndërsa sondazhet tregojnë se republikanët kanë një mundësi të mirë për të rimarrë Kongresin e Senatin, politikanët ukrainas nuk duken të shqetësuar nga deklaratat e Greene.

Sviatoslav Yurash, një zyrtar i partisë së presidentit Zelensky, i tha Neësëeek se Greene ‘nuk është pjesë e rëndësishme e diskutimit republikan.

Duke këmbëngulur se Kievi nuk po kërkonte ‘ndihmë të pakufishme’, Yurash argumentoi se qeveria ishte ‘shumë e qartë në pikën se ku shpenzohej ndihma dhe ne jemi shumë të hapur për çdo lloj mbikëqyrjeje apo misioni që vjen në Ukrainë për të kontrolluar dhe verifikuar përdorimi e çdo qindarke’.

Greene akuzohet si ekstremiste nga demokratët për kundërshtimin e saj të hapur ndaj çështjeve të nxehta si fëmijët LGBT, kontrolli i armëve dhe aborti.

Ajo ishte gjithashtu një nga vetëm 57 Kongresmenët që kundërshtuan një projektligj që siguron 40 miliardë dollarë ndihmë për Kievin, duke argumentuar se vetëm rreth një e treta e armëve të dërguara atje arrijnë në vijën e parë të luftës, një statistikë e konfirmuar nga CBS News.