Vendosni fjalën kyçe....

Trump ngre pikëpyetje për sulmin ndaj bashkëshortit të Pelosit: Shumë çudira kanë ndodhur aty (Video)


Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur dyshime të forta mbi sulmin ndaj Paul Pelosi, bashkëshorti i drejtueses së Kongresit, Nancy Pelosi.

Në një deklaratë për mediat ai tha se ngjarja ishte tejet e çuditshme duke theksuar se xhamat e shtëpisë ishin thyer nga brenda dhe se paarësisht faktit se policia ka shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes, nuk ka ndërhyrë.

“Gjëra të çuditshme kanë ndodhur në atë shtëpi javët e fundit…xhami mesa duket sikur është thyer nga brenda jashtë, kështu që nuk ishte një futje me dhunë na jashtë brenda po duket më shumë si një arratisje. Ishte e çuditshme që policët ishin aty që nga momenti kur ndodhi incidenti. Të kuptosh Rusinë e Kinën është shumë më e lehtë, po është një gjendje e trishtë.” – tha Trump në podcast me gazetarin Chris Sigall.

Ndërkohë Breibart raportoi pak ditë më parë se historia lidhur me sulmin ndaj Paul Pelosi ka plot pika të errëta e të pazbardhura ende.

Sipas saj, NBC kishte raportuar se Paul Pelosi i kishte thënë policisë se personi që ndodhej brenda ishte mik.

Po kështu kur ishte përgjigjur në telefon ai kishte pohuar se ‘çdo gjë ishte nën kontroll’. Megjithatë pak më vonë NBC e kishte zhdukur raportimin me argumentimint se nuk përmbushet standardet.

Ndërsa prokurori i çështjes pohoi se shtëpia e drejtueses së Kongresit nuk kishte pasur personel sigurie përreth në kohën e sulmit.