Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka vendosur të heq dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet e vitit 2021.
Shqiptarja.com raporton se Rushaj do lerë mandatin për arsye personale. Dorëzimin zyrtar Rushaj do e bëjë ditën e nesërme.
Rushaj fillimisht me hyrjen në Parlament u zgjodh edhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.
Ai u zgjodh deputet i qarkut të Tiranës si i renditur i treti në listën e PD-së.