Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB: Do vijojmë të dënojmë Rusinë për pushtimin e Ukrainë


Ambasadorja Amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield gjatë një interviste në emisionin “Opinion” e cilësoi luftën e Ukrainës një luftë të paprovokuar.

Greenfield, pohoi se ky është një sulm ndaj të gjithëve dhe kartës së OKB-së.

Do të vazhdojmë t’i dënojmë. Dhe kur të mos mundemi në skenën e Këshillit të Sigurimit, do ta çojmë në Asamblenë e Përgjithshme, siç e kemi bërë dy herë dhe ata kanë humbur”, tha ndër të tjera Ambasadorja Amerikane në OKB, referuar qëndrimeve të perëndimit ndaj Rusisë.

Mënyra më e drejtpërdrejtë drejt paqes në Ukrainë është që Rusia, që Putin të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës. Kjo është një luftë e paprovokuar. Nuk kishte asnjë arsye që Presidenti Putin të fuste trupat brenda Ukrainës. Dhe kemi punuar bashkë për t’i izoluar në Këshillin e Sigurimit dhe për t’i izoluar në Asamblenë e Përgjithshme. Janë dënuar me forcë nga bota për veprimet e tyre. U bëmë 143 vende bashkë për të dënuar ankesimet ose aneksimet e tentuara të tyre në Ukrainë. Dhe ata e kanë dëgjuar fort dhe qartë se nuk do ta njohim kontrollin e Rusisë mbi territorin ukrainas që kanë pushtuar”-tha Ambasadorja.