Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj takohet me Papa Françeskun: Do ndërtojmë shtatoren e Nënë Terezës tek Parku i Liqenit


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pati ditën e djeshme një takim nga Papa Françesku në Vatikan.

 “Një kënaqësi e jashtëzakonshme takimi me Papa Françeskun në Vatikan, me skuadrën e Kryeqytetit të Rinisë – plot kujtime për vizitën e parë apostolike të Papa Françeskut në Tiranë dhe mbresat e një Shqipërie që vrapon në vëllazëri besimesh, pavarësisht së kaluarës së hidhur.”– shkruan Veliaj.

Siç thotë Veliaj në një postim të dytë në Twitter, ai i ka thënë Papa Franceskut se do të ndërtojë shtatoren e shenjtores Nënë Tereza në Kodrat e Liqenit Artificial.

“I kënaqur për të ndarë me Atin e Shenjtë, vendimin e Tiranës për t’i kushtuar një vend të shenjtë Nënë Terezës – Shenjtores sonë shqiptare në kodrat mbi liqenin tonë Grand Park si një vend pelegrinazhi dhe lutjeje.

Shumë krenarë për vëllazërinë fetare të qytetit tonë – unike në botë!”– shkruan ai.