Vendosni fjalën kyçe....

“Qëllimi im është të kandidoj përsëri”- Joe Biden thotë se vendimin final do e zbulojë në fillim të vitit 2023


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden tha të mërkurën se synon të kandidojë për një mandat tjetër në vitin 2024.

Në një konferencë për mediet pas zgjedhjeve afatmesme, ai tha se nuk e ka me nxitim për të vendosur dhe se një vendim përfundimtar do ta merrte në fillim të vitit të ardhshëm.

I pyetur se si i interpreton ai rezultatet e mbrëmshme të zgjedhjeve afatmesme dhe nëse ato e bëjnë atë më të mundshëm, Biden tha se rezultatet nuk ndikojnë në vendimin e tij.

“Synimi ynë është të kandidojmë përsëri. Ky ka qenë qëllimi ynë. Pavarësisht se cili ishte rezultati i këtyre zgjedhjeve.”- tha Biden sipas CNN. Ai bëri shaka se gruaja e tij Jill, e cila ishte ulur në audiencë gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, është më popullore se ai në Partinë Demokratike.

Ai shtoi: “Qëllimi im është që të kandidoj sërish, por jam një respektues i madh i fatit. Dhe e gjithë kjo është një vendim familjar. Mendoj se të gjithë duan që unë të kandidoj, por ne do të diskutojmë për këtë. Dhe nuk ndiej ndonjë nxitim në një mënyrë apo në një tjetër për ta bërë atë gjykim sot, nesër, kurdoherë, pavarësisht se çfarë bën paraardhësi im.”

Presidenti tha se shpreson që ai dhe zonja e parë të kenë kohë për të “ikur” me pushime, ndërsa përsëriti, “Mendimi im është se do të jetë fillimi i vitit të ardhshëm për të bërë këtë gjykim”.