Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste u pyet edhe për protestën e opozitës më 12 nëntor.
Rama edhe një herë përsëriti akuzat për paratë ruse në Partinë Demokratike.
Ai paralajmëroi se me kohën do dalë se paratë ruse në PD nuk janë ndërprerë.
“Nuk kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë milioni dollarë për të bërë protesta të kësaj mënyre në të kaluarën. Koha do ta tregojë që likuiditetet e tyre me paratë ruse nuk janë ndërprerë. Do ta shikoni”-deklaroi Rama.