Rusia është tërhequr komplet nga qyteti i Khersonit në Ukrainë. Ministria e mbrojtjes në Moskë, e cituar nga agjencia e lajmeve Tass, ka konfirmuar se të gjithë ushtarakët rusë në bregun perëndimor kanë kaluar në anën tjetër të lumit Dnipro.
Të mërkurën që forcat ushtarake të Rusisë njoftuan se po tërhiqeshin nga ajo anë e lumit. Vendimi për t’u tërhequr është një goditje e rëndësishme për ushtrinë ruse përballë një kundërofensive ukrainase. Presidenti Vladimir Putin nuk mori pjesë në njoftimin televiziv.
Ministria tha të premten se nuk kishte humbje të personelit, armëve apo pajisjeve ushtarake dhe se nuk kishte mbetur asnjë pajisje.
BBC shkruan se flamujt ukrainas janë ngritur në ndërtesën e administratës rajonale në Kherson. Një flamur i BE-së është gjithashtu i dukshëm në fotot e postuara në mediat sociale.
Ende nuk është e qartë se kush e ka nën kontroll Khersonin, por nëse banorët ndihen të sigurt duke dalë në rrugë me flamuj ukrainas, kjo sugjeron se nuk ka më një prani të dukshme ruse në qytet.
It is reported that partisans put up a Ukrainian flag in the center of Kherson.
Local journalist Kostiantyn Ryzhenko posted this on Telegram.
“Resistance movement sends its regards. Slava Ukraini. The picture is current”, he wrote. pic.twitter.com/LtWejmyUcF
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 11, 2022