Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Berisha u takua me rusin 37 ditë para votimit të rezolutës kundër UÇK-së, si hyri PD-ja në borderonë e Kremlinit


Kreu u Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar fotot dhe njoftimin për shtyp të asaj kohe të takimit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Pas 37 ditësh nga ky takim u votua Rezoluta e Këshillit të Europës që i hapi rrugë hetimeve për trafik organesh gjatë luftës në Kosovë, veprim i cili tani po mban prej dy vitesh drejtuesit e lartë të UÇK-së.

Balla ngre disa pyetje se pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit një muaj para votimit të rezolutës si dhe lidh këtë çështje me akuzat për para ruse në Partinë Demokratike.

Më 17 Dhjetor 2010, Sali Berisha është takuar në godinën e Kryeministrisë në Tiranë me të besuarin e Vladimir Putinit, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Dumës Shtetërore Ruse Kontantin Kosachev.

Konstantin Kosachev ishte inicijuesi i mocionit për rezolutë, prej ku më pas u hartua një raport e në fund Rezoluta 1782 (2011) e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”.

Sali Berisha u takua me Kosachev në Tiranë vetëm 37 ditë para votimit në Strasburg të Rezolutës së Këshillit të Europës bazuar në një raport rë sajuar, mbështetur dhe sponsorizuar haptazi nga Kremlini.

Pse erdhi në Tiranë i besuari i Putinit vetëm një muaj para votimit të Rezolutës?

Si dhe sa e shiti Sali Berisha votën dhe heshtjen e Qeverisë shqiptare asokohe ndaj kësaj Rezolute?

Si hyri Partia Demokratike në bordoronë e Kremlinit pas këtij takimi dhe sa milionë rubla janë transferuar në llogaritë apo në interes të Sali Berishës?”-shkruan Balla.