Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka marrë fjalën në podiumin e ngritur në protestën e sotme të opozitës.
Meta tha se në himnin shqiptar ekziston fjala “tradhëtor”, duke etiketuar kështu kryeministrin Edi Rama i cili ndodhet në Francë.
“Rama ik! Mirëmbrëma Tirana, mirëmbrëma Shqipëria! Mirëmbrëma lideri I
PD-së zoti Berisha dhe gjithë shqiponjave që janë këtu.
Në himnin tonë nuk ekziston fjala dorëzim, por ekziston fjala tradhëtor. Nga lufta veç ai largohet që është i lindur tradhëtor. Sot tradhëtori e ndjek këtë miting të fitores, të triumfit dhe të demokracisë, nga charteri dhe shumë shpejt do jetë para drejtësisë sipas firmave të hedhura nga ai.
Sepse jeni ju që mbani këtë vend në këmbë me mundin, djersën dhe sakrificat e panumërta që beni. Jeni ju, që keni të drejtë t’i kërkoni llogari deri në një qeverisë për gjithshka, sepse jeni ju që e mbani qeverinë dhe shtetin me taksat që paguani. Jeni ju që keni të drejtën të largoni Qeverinë kur drejtuesit e saj grabisin, vjedhin dhe shesin atdheun siç bëjnë Rama dhe Rilindja. “Rilindja” që ka vetëm një axhendë: “Vidh – Shpopullo – Shkombëtarizo”.”– tha Meta.
Ai kritikoi qeverrisjen e kryeministrit Edi Rama duke thënë se nuk i ka mbajtur premtimet për 300 mijë vende të reja pune.
“Rilindja në 10 vite bëri të kundërtën e premtimeve që erdhi në pushtet.
Premtoi qeverisje me duar të pastra dhe transparente dhe sot jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për rryshfet.
Shtëpia e tyre e parë nuk është Shqipëria, por offshoret ku kanë fshehur lekët tuaja, nën emrin e tyre dhe të miqve të tyre.
Premtoi 300 mijë vende të reja pune, por dëboi mbi 740 mijë shqiptarë. Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve në vend dhe jashtë vendit. Po kështu, Tirana është kryeqyteti i parë në botë, për numrin e gjobave që u vihen qytetarëve.”- tha Meta.