Vendosni fjalën kyçe....

“Ky cunam i lirisë”- Fjala e Berishës në protestë: Rama na ktheu në popull gomonesh


Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë fjalën në protestën e sotme të thirrur nga ai.

Berisha e konsideroi këtë miting si “cunam të lirisë së shqiptarëve”.

Ai kritikoi kryeministrin Edi Rama për qeverisjen e tij, duke e akuzuar se i ka kthyer shqiptarët në popull të gomoneve, duke iu referuar emigrimit masiv përmes Kanalit të La Manshit në Mbretërinë e BAshkuar.

“Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky cunam i lirisë së shqiptarëve. Nga këta qindra mijëra djem dhe vajza, burra dhe gra që po shquajnë sonte me entuziazmin, zërin, fuqinë e tyre, në Bulevard dhe në rrugë të Tiranës.

Të dashur demokrate dhe demokratë, anëtarë të PL-së dhe partive të tjera opozitare, qytetarë të pa parti, socialistë dhe njerëz të të gjitha bindjeve dhe kauzave më të drejta, përshëndetje vëllazërore, mirënjonje të pakufijshme për praninë tuaj në këtë tubim që rrezaton më shumë se çdo gjë, në çdo zemër, në çdo vatër shqiptare shpresë, besim se ky vend do ndryshojë.

Miqtë e mi, ne mblidhemi sot këtu në një kohë kur njëlloj si 32-vjet më parë, bota na shef si njerëzit e gomoneve. Ndaj edhe le të ndalemi për një moment. Pse ne sot, pas 31-vjetësh, rrugë e në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve. Mos vallë e ka fajin Shqipëria? Jo kurrën e kurrës. Nuk ka vend më të bekuar e më të pasur se ky vend, por shqiptarët sot janë popull i gomoneve, sepse dikush, dhe ky dikush është Edi Rama, iu ka grabitur votën, iu ka plaçkitur votën. E ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion.”- tha Berisha.