Vendosni fjalën kyçe....

Meta pas mbylljes së protestës: Do garantojmë llogaridhënien për Ramën


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paralajmëroi të tjera protesta pas përmbylljes së protestës së sotme.

Pasi mbërriti në selinë e Partisë së Lirisë, ai tha për gazetarët se do të garantojnë shumë shpejt llogaridhënien për Ramën.

E kemi bërë të qartë, protestat do të vazhdojnë pa mbarim

“Jam i bindur që është hedhur një hap i madh përpara për lirinë, demokracinë dhe garantimin e llogaridhënies shumë shpejt për Edi Ramën të parin dhe secilin.

Patjetër kemi energji për organizimin e protestave sidomos kur bëhet fjala për të mbrojtur lirinë dhe atdheun nga një mafie që e urren popullin dhe rininë tonë.”- tha Meta.

Ai u pyet edhe për bashkëpunimin me Berishën lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale.

Meta u përgjigj: “Kemi dy emërues të përbashkët, referendumin dhe primaret”.