Ish-politikani britanik dhe ish-deputet i PE-së, Nigel Farage ka reaguar lidhur me protestën e sotme të shqiptarëve në Londër.
Ai e ka kritikuar tubimin duke e konsideruar të turpshme atë që ndodhi në Londër.
“Këtyre njerëz nuk u bëhet aspak vonë për vendin tonë dhe sakrificat e të shkuarës. Crfarë është duke ndodhur sot në Londër është e turpshme.”- shkroi ai në Twitter. Kjo pasi gjatë protestës u mbulua me flamurin shqiptar statuja e Winston Churchillit.
Komuniteti shqiptar protestoi sot pasi u vu në në qendër të etiketimeve fyese duke u quajtur edhe “kriminelë” nga politika dhe media në Britani të Madhe.
Të veshur kuqezi, me pankarta në duar dhe muzikë patriotike ata kërkuan dorëheqjen e ministres britanike duke theksuar se nuk janë kriminelë. Slogani i tyre ishte “Kundër poshtërimit të shqiptarëve në Britani”.