Vendosni fjalën kyçe....

Miliarderi indian shqyrton blerjen e Liverpulit – Media


Mukesh Ambani, miliarderi indian i renditur nga Forbes si ndër njerëzit më të pasur në planet, ka shprehur interesin për të blerë klubin anglez të Premierligës, Liverpul.

Javën e kaluar dolën lajme se pronarët e klubit me bazë në SHBA, Fenway Sports Group (FSG), do ishin të hapur për të marrë oferta dhe se ata do kërkonin shërbimet e ‘Goldman Sachs’ dhe ‘Morgan Stanley’ për të ndihmuar në hetimin e një shitje të mundshme.

Por Ambani, i cili ka një vlerë neto të raportuar prej 106 miliardë dollarësh, thuhet se është në mesin e atyre që kanë shprehur interesin për të blerë Liverpulin plotësisht.

Ambani ka rritur investimet në sport duke qenë se ka nën zotërim ekipin e kriketit IPL, gjigantët e Mumbait si dhe ka luajtur rol thelbësor në nisjen e Superligës së futbollit të Indisë.

FSG e bleu Liverpulin për rreth 355 milionë dollarë në vitin 2010.