Vendosni fjalën kyçe....

Debate Spaho-Shalsi te Ekonomia për Portin e Durrësit: Vjedhja më e madhe në histori, po grabisni për të ndërtuar pallate…Turp…


Me debate të ashpra mes socalistëve e opozitës është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet Projekti i Portit të Durrësit.

Deputeti i PD-së Spaho kërkoi që projektin të vijnë ta mbrojnë në komision ata që e kanë firmosur, ministet Balluku e Ibrahimi. Spahos i është përgjigjur kryetari i komisionit Shalsi, i cili tha se gjithçka po ndodh sipas hapave të përcaktuar.

Pas kësaj demokrati akuzoi Shalsin se socialistët po vjedhin në Durrës për të ndërtuar palate, duke thënë se Projekti i Durrësit është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë dhe për këtë çështje nuk mund të vijë të flasë në komision hidrauliku i kryeministrisë.

Debatet

Spaho: Po marrim një projekt që ka implikime të mëdha financiare, po kemi edhe zhvendosje porti. Do ndërtohet port i ri e mendoj se këtu duhet të vijnë ta mbrojnë projektin ato që kanë firmosur, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimi, është shumë qesharke, po flasim për iplikimet të mëdha financiare.

Shalsi: Në Konferencën e Kryetarëve është marrë një vendim dhe nuk po bëjmë një procedurë, siç ka ndodhur dhe ka shumë shembuj.

Spaho: Ca tradite…?

Shalsi: Më lër të flas, të lutem…

Spaho: Nëse inceneratorët janë vjedhja e shekullit, kjo është vjedhja më e madhe e historisë. Nuk është serioze. Të vijë këtu të flasë hidrauliku i Kryeministrisë.

Shalsi: Të të vij turp të thuash hidrauliku i Kryeministrisë…

Spaho: Jeni hajdut pa skrupuj. Mos më trego mua etikën, po vidhni për të ndërtuar pallate. Ju ka shkelë Edi Rama me këmbë