Indeksi i çmimeve të konsumit të Indisë për tetorin u ul në 6.77% nga i njëjti muaj një vit më parë, krahasuar me 7.4% në shtator, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Statistikave dhe Zbatimit të Programit të hënën.
Megjithatë rezultatet pozitive nuk janë të mjaftueshme për të detyruar Bankën Rezervë të Indisë (RBI) të marrë në konsideratë ndalimin e rritjes së normave të interesit, pasi shifra ka mbetur ende mbi kufirin e tolerancës së rregullatorit prej 2-6% për muajin e dhjetë me radhë.
Inflacioni total u rrit me 0.80% nga 0.57% që ishte një muaj më parë. Inflacioni në shportën ushqimore shënoi ulje në vlerën 7.01%, kundrejt 8.6% në muajin paraardhës.
Një nga shkaqet kryesore për uljen e inflacionit është blerja e karburantit të lirë rus, pasi sanksionet perëndimore detyruan Rusinë të shesë energjinë e saj në vende të tjera.