Ish-presidenti rus dhe aleati prej kohësh i Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, tha se shpërthimi në tokën polake tregon se Perëndimi po i afrohet një tjetër lufte botërore.
“Incidenti me ‘sulmin me raketa’ të pretenduar të Ukrainës në një fermë polake dëshmon vetëm një gjë: duke zhvilluar një luftë hibride kundër Rusisë, Perëndimi po i afrohet një lufte botërore”, shkroi Medvedev në Twitter.
Presidenti polak Andrzej Duda tha më herët se vendi nuk kishte prova konkrete për të treguar se kush e qëlloi raketën që goditi një fabrikë drithi dhe vrau dy persona.
Banorët e Przhevodov, një fshat në kufirin polako-ukrainas, ku u dëgjuan shpërthime të forta pas rënies së dy raketave që Polonia zyrtarisht pretendon se janë të prodhimit rus, janë në tronditje. Gazetarët e gazetës kryesore polake Gazeta Wyborcza ishin në vendin e aksidentit dhe folën me popullsinë vendase.