Vendosni fjalën kyçe....

Meta për buxhetin: Kosto e shërbimit të borxhit sa buxheti i 3 ministrive


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur shqetësimet lidhur me buxhetin për vitin e ardhshëm në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj force politike.

“Barra e kësaj krize ekonomike të shkaktuar jo thjesht nga faktorë të jashtëm, por nga qeverisja dhe korrupsioni skizofrennik i kësaj qeverie.

Është e rëndësishme të denoncojmë qartë jo vetëm këto skandale shokuese si Porti i Durrësit apo si afera më e freskët e segmentit 46 kilometra 350 milionë euro, por e gjithë çmontimit të këtij buxheti që është në favor të oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës.

Është në dëm të qytetarëve pasi nuk rriten pagat, nuk rriten pensionet por rriten vetëm pagesat për borxhin dhe koncensionet. Totali i kostos së shërbimit të borxhit do të arrijë një rrekord prej gati 1.15 miliardë euro, me një rritje prej 69% krahasuar me vitin që po lëmë pas. Totali i kostos së shërbimit  të borxhit do të jetë i barabartë me buxhetin e tre ministrive të rëndësishme, si ajo e arsminit, shëndetësisë dhe Bujqësisë.  Do të jepen 1 miliardë euro për 7 koncensione dhe do të vazhdojnë rrugët me qindra miliona euro.”- tha Meta.

Ai shtoi se ky buxhet si rezultat i rritjes së akcizës i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve.

“Korrupsioni në tatime dhe dogana do të bëjë namin. Në vitin 2023 niveli i mbledhjes së të ardhurave do të jetë 27%.  Miliarda euro do të zhduken në gropën e errët të korrupsionit.

Ky buxheti i jep një goditje prodhimit vendas të pijeve, si rezultat i rritjes së akcizës, duke goditur industrinë vendase të pijeve dhe duke favorizuar importuesit dhe evazionin. Do të favorizohet edhe si rezultat i vendosjes së gjobave 10 fish ndaj biznesit.”– tha ai.