Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëri-Itali/ Mesfushori i Milanit del me barrelë nga fusha pas dëmtimit (VIDEO)


Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali është dëmtuar në miqësoren që po luhet sot përballë Shqipërisë në stadiumin “Air Albania”.

Tifozët e të dy skuadrave e duartrokitën Tonalin ndërsa ai po nxirrej me barrela nga fusha e gjelbër.

 

Si po shkon ndeshja deri tani?

Skuadra shqiptare ishte e para që shënoi një gol në këtë ndeshje, me Ardian Ismajlin që çoi topin në portën e italianëve në minutën e 16 të takimit.

Por festa për tifozët shqiptarë zgjati shumë pak. Italia ka barazuar shifrat 1-1, me Di Lorenzo ka shënuar gol duke zbehur gëzimin e tifozëve kuq e zinj, në stasiumin “Air Albania”.

Më pas në minutën e 25, Grifo shënoi edhe golin e dytë për Italinë. Kështu u mbyll pjesa e parë. Në pjesën e dytë, në minutën e 62, Griffo realizoi golin e tretë për Italinë dhe të dytin personal me anë të një goditje me të djathtën.