Vendosni fjalën kyçe....

“Durrës Porta Potty” – Pankarta e Flutura Açkës në Kuvend


Deputetja e PD-së Flutura Açka ka ironizuar projektin e portit të Durrësit përmes një pankarte të cilën e ka sjellë sot në Kuvend.

“Durrës Porta Potty”- kështu shkruhej në letrën e treguar nga ajo në sallën e Parlamentit.

Açka një ditë më parë u shpreh se qeveria po nxiton të mbyllë projektin e portit luksoz të jahteve në një kohë kur Europa nuk e miraton.

“Pse nxiton kaq shumë qeveria për t’i mbyllur në fshehtësi të plotë letrat e votat e portit luksoz të jahteve, kur as Europa nuk e e miraton si projekt. Kështu do të integrohemi në Europë?! DurrësDubai – Porta Potty mbi antikitet.”- shkroi ajo në rrjetet sociale.

Pas gjestit të deputetes Açka dhe shumë kritikave nga të tjerë deputetë të opozitës, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u bëri thirrje atyre të mos e sulmojnë “investimin më të madh” në vend.

“Por për ta mbyllur debatin, i bëj thirrje ndërgjegjësimit të secilit prej deputetëve të cilët zemrën e kanë në vendin e duhur dhe mendjen e kanë në vendin e duhur. Hiqni dorë nga sulmet që i bëni investimit më të madh në Shqipëri sikurde është investimi për Portin e Durrësit.

Mos i shkoni nga mbrapa symbyllur non gratës dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit.”– u shpreh ai.