Vendosni fjalën kyçe....

Meta nxjerr shkrimin e medias kroate: Gënjeshtra e Ramës nuk zgjati as një ditë


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me projektin mbi ndërtimin e portit të ri të Durrësit.

Ai ka publikuar një artikull nga një media kroate ku thuhet se qytetarët dhe opozita në Zagreb kanë fituar në përpjekjen për të rrëzuar projektin për të ndërtuar atë që do të quhej Manhattan i Zagrebit.

Meta thotë se gënjeshtra e kryeministrit Edi Rama nuk zgjati një ditë, referuar deklaratës së tij se kompania e Mohamed Alabar, që do të ndërtojë Portin e Durrësit, ishte fitues i mundshëm për të ndërtuar dhe “Manhatanin e Zagrebit” në Kroaci.

“Gënjeshtra që nuk zgjati një ditë!”- shkruan Meta në Twitter, krahas fotos nga shkrimi i medias kroate.

Meta gjithashtu ka publikuar dhe një postim të kryeministrit që i referohej si sukses projektit të investitorit Alabbar në Kroaci.