Vendosni fjalën kyçe....

Vendosja e traut në parkun e Divjakës, Saimir Korreshi: Çmenduri e radhës që ndodh në këtë vend


I pranishëm në protestën që po bëhet sot në Divjakë kundër vendosjes së traut në parkun e Divjakës që detyron turistët të paguajnë një tarifë të caktuar për t’u futur, është i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi.

Ai e ka cilësuar vendimin e qeverisë si çmenduri të radhës.

“Realisht kjo protestë nuk ka një fillim dhe një fund. Derisa të përfundojë çmenduria e ministrisë atëherë do të përfundojë edhe kjo protestë. Të hysh në një plazh publik nuk ka logjikë të ndodhë në asnjë vend të botës. Edhe pse i kanë marrë gjithë kohën taksën bashkia tani po e merr qeveria. Veç çmendurive që ndodhin çdo ditë në këtë vend. Të gjithë duhet të ishin sot këtu. Kjo kauzë nuk ka ngjyrim politik.

Shumë nga këta banorët që janë protestë kanë votuar majtas. Kjo e dëmton shumë Divjakën. Të gjithë fukarenjtë këtu vijnë. Nuk shkojnë dot në Palasë dhe Dhërmi. Vijnë të gjithë ata të shkretët që të sjellin fëmijët të paktën dy ditë që fëmijët të thonë me shokët e shkollës që edhe unë isha në plazh. Unë mendoj se do të ketë protesta të vazhdueshme. Ata do ta vënë natën, ne do ta heqim ditën.”– thotë Saimir Korreshi.