Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë në Vlorë


 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me operatorët turistikë në Vlorë.

Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se punimet për aeroportin e Vlorës janë në zhvillim e sipër në fund të vitit 2024 pritet të zhvillohet fluturimi i parë.

“Më vjen mirë që Vlora sot është pasqyrë kuptim plotë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur shërbim më të mirë sepse në fund të ditës, shërbimi dhe cilësia e shërbimit janë ato që bëjnë diferencën. Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit… Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës.

Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë.”- deklaroi Rama.