Vendosni fjalën kyçe....

Meta nga Lezha: Jemi vendi i tretë në botë për të larguarit, koha t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta po zhvillon një takim me strukturat e partisë në Lezhë.

Nga atje ai foli për largimin masiv të të rinvje duke thënë se shqiptarët ikin për shkak të mundesës së mbështetjes e perspektivës.

“Të rinjve që duhet tua heqim nga mendja se largimi nga Lezha e Shqipëria mund t’u japë një jetë më të mirë se kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës e Shqipërisë, për familjet tona shqiptare e kombit. Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa i takon të larguarve nga vendlindja, si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e që janë në gjendje lufte.

Shkaqet këtu ishin e janë të qarta pasiguria e madhe për të ardhmen e korrupsioni i jashtëzakonshëm e mungesa e mundësive për të rinjtë për të pasur një jetë të garantuar me dinjitet me paga që garantojnë dinjitet në shoqëri e mundësi për të ndërtuar të ardhmen.

Ndaj është koha për të bërë gjithçka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës që quhet Rilindje, këtë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm e të mashtruar pasi e para gjë që bëri Rilindja ishte uzurpimi i PS e tjetërsimi i saj.

E ka braktisur qëllimisht bujqësinë e blegtorinë, kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të vendit tonë. Kur bëhet fjalë për të përfituar nga projektet e BE në vend të përfitojnë fermerët, nuk i fitojnë këta por ata që janë të shitur tek inceneratorët. Në këtë vend nuk po përgjysmohen vetëm njerëzit por dhe bagëtitë. Ndaj ikin shqiptarët nga mungesa e mbështetjes e perspektivës. Nuk rriten pagat, ikin dhe ata që janë me paga të ulëta. Nuk rriten pagat se rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë Ministria e Financave thoshte pak ditë me parë që nga kontratat me PPP nuk kemi arritur të monitorojmë dot te gjitha, merren lekët e qytetarëve e askush nuk jep garanci që kthehen në shërbim për qytetarin.”– tha Meta.

Ai ka denoncuar gjithashtu projektet e qeverisë për rrugët, koncensionet apo dhe inveestimin për Portin e Durrësit, për të cilin akuzoi kryeministrin Edi Rama se “po pastron para”.