Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: SPAK mund t’i bënte arrestimet për inceneratorët që para shtatë muajsh, të shkojë të Ahmetaj e Gjiknuri


Deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha sot se arrestimet e bëra nga SPAK së fundmi për inceneratorët mund të ishin bërë shtatë muaj më parë, kur kanë dalë denoncimet me prova ta opozitës.

Ajo e bëri deklaratën në rubrikën ‘Kjo Javë’ në News24 ku theksoi se SPAK duhet ta ndjekë hetimin edhe te personat me pushtet duke përmendur me emër ish-ministrat Arben Ahmetaj e Damian Gjiknuri.

“Ato që ne sot dëgjojmë publikisht dhe arrestime e fakte që bëhen publike nuk janë gjë e re. Arrestimet e fundit, mund të ishin bërë edhe 7 muaj më parë. Lidhja dhe influenca tek personat private ka qenë evidente, thjesht sot po evidentohen publikisht dhe ndoshta SPAK ka arritur të dokumentojë një lidhje më të re. Udhëtimet janë jo vetëm të Alqi Bllakos, por edhe të Ahmetajt dhe Gjiknurit. Pra të vazhdojë edhe tek personat me pushtet. Si kanë përfituar. Në Komisionin Hetimor u denoncuar fakti se janë 800 milionë lekë bileta në kohë krize. Këtë të hetojë SPAK. Duhet sikur afera e inceneratorëve po nxjerr në dritë skandale, por SPAK e ka informacionin. Të ekspozohen faktet ashtu si ne i kemi dorëzuar, janë 11 padi të plota. I kërkoj SPAK të mos trajtohen të ndara, por më vete sepse janë të njëjtët individë. SPAK të tregojë guxim e të shkojë tek pushteti.” – tha Tabaku.