Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria ‘harron’ Italinë, mund Armeninë në miqësore


Shqipëria ka mundur Armeninë në miqësoren e mbrëmjes duke hedhur pas krahëve humbjen ndaj Italisë në sfidën e para pak ditëve.

Edhe pse me shumë ndryshime në formacion, kuqezinjtë e Edi Rejas kanë shënuar dy herë në portën e kundërshtarit.

Goli i parë u shënua nga Skuka i Partizanit në minutën e 28-të ndërsa i dyti nga Asllani me 11-metërsh në minutën e 63-të. Pavarësisht fitores ndaj Armenisë, e ardhmja e trajnerit Reja në krye të Shqipërisë është end e pasigurt me zëra që e shohin atë të larguar.