Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina mund të pushtojë Krimenë para fundit të vitit – Ministria e Mbrojtjes


Ukraina mund të pushtojë Krimenë deri në fund të këtij viti, ka thënë zëvendësministri i Mbrojtjes i vendit, Vladimir Gavrilov.

“Unë mendoj se Rusia mund të përballet me situatë të papritur brenda vendit dhe kjo mund të ndihmojë në suksesin tonë në Krime.” – tha ai.

Kur u pyet se çfarë lloji ngjarjeje e papritur mund të ndodhë në muajt e ardhshëm, Gavrilov sugjeroi që presidenti rus Vladimir Putin mund të ‘zhduket për ndonjë arsye, fizike ose politike’, ose se publiku rus mund të ‘zhgënjehet’ me gjendjen në fushën e betejës.

Duke i bërë jehonë një deklarate të mëparshme të presidentit ukrainas Vladimir Zelensky, Gavrilov tha se Kievi do rifillojë negociatat me Rusinë ‘vetëm kur të jenë gati të largohen nga territoret tona’.

Duke shprehur optimizëm për mundësitë e Ukrainës, Gavrilov deklaroi: “Mendoj se deri në fund të pranverës kjo luftë do mbarojë.”