Kreu i Partisë së Lirisë Meta ka ftuar qytetarët të ngrihen për të mbrojtur vendin, familjen e të ardhmen duke larguar bandën e ‘rilindjes’ që ka sjellë vetëm korrupsion, varfëri, mjerim e mungesë shprese.
Ai thekson se tani është koha për t’i dhënë fund regjimit, që në themel ka mashtrimin e pabesinë ndaj interesit publik e kombëtar.
“Është koha që shqiptarët të ngrihen për të mbrojtur vendin e tyre, familjen dhe të ardhmen e tyre, për të larguar njëherë e mirë Bandën e “Rilindjes” së shtetkapjes, që prodhoi vetëm korrupsion, varfëri, mjerim dhe mungesë shprese. Është koha t’i japim fund këtij regjimi i cili në themel të tij ka gënjeshtrën ka mashtrimin, ka pabesinë ndaj qytetarit ndaj interesit publik e kombëtar, ndaj demokracisë.” – thotë Meta.