Pesë persona janë vrarë dhe 18 janë plagosur nga të shtënat në një klub nate homoseksualësh në Kolorado Springs, qyteti i dytë më i populluar në shtetin amerikan të Kolorados, tha policia lokale.
Autori i dyshuar, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, ndodhet në paraburgim dhe po mjekohet në spital.
Është ende e paqartë nëse ai është plagosur nga policia apo ndonjë civil. ‘Club Q’ postoi një deklaratë të shkurtër në Facebook, duke falënderuar ‘klientët heroikë që ndaluan personin e armatosur dhe i dhanë fund këtij sulmi urrejtjeje’.
“Club Q është tronditur nga sulmi i pakuptimtë ndaj komunitetit tone.” – thuhet në deklaratë.
Sulmi ndodhi në Ditën e Përkujtimit të Transgjinorëve, gjatë së cilës nderohen viktimat e dhunës ndaj personave transgjinorë.