Vendosni fjalën kyçe....

Kongresmeni republikan: Të dhënat bankare të familjes Biden do hetohen të parat, ka një skemë për të mbrojtur Hunter-in


Joe e Hunter Biden

Kongresmeni republikan James Comer (R-KY), i cili do jetë kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit, pohoi  se deklaratat bankare të Hunter e James Biden do të jenë në qendër të hetimit të komitetit ndaj presidentit Joe Biden.

Të enjten, Comer njoftoi në një konferencë shtypi se Komiteti i Mbikëqyrjes do nisë një hetim ndaj familjes Biden për shkelje të mundshme, duke përfshirë akuzta për ‘mashtrim, komplot, shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, shkeljet të ligjit për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, evazion fiskal, pastrim parash e konspiracion duke kryer pastrim parash’.

Ndërsa fliste me prezantuesin e Breitbart Neës të shtunën, Mattheë Boyle, Comer tha se përqendrimi i parë i hetimit do ishte marrja e të dhënave bankare nga djali i presidentit Biden, Hunter dhe James Biden, vëllai i presidentit.

Kongresmeni republikan James Comer

“Ne jemi mjaft të sigurt në atë që do të gjejmë në deklaratat bankare. Kemi dy shkelje. Ne kemi disa deklarata bankare në dorë dhe besojmë se raportet e aktiviteteve të dyshimta, të cilat janë shkelje bankare kur banka njofton qeverinë federale se ne jemi mjaft të sigurt se klienti ynë ka kryer një krim, Hunter Biden dhe Jim Biden kanë të paktën 150 nga këto shkelje. Dhe unë e kam thënë këtë më parë dhe vij nga një sfond i fortë bankar, nuk mendoj se ka njeri në historinë e Shteteve të Bashkuara që të ketë pasur kaq shumë raporte për veprimtari të dyshimta. Këtu ka precedentë në përpjekjen për të marrë ato raporte të veprimtarive të dyshimta. Përpara se Joe Biden të bëhej president, komitetet e Kongresit kishin qasje në këtë. Joe Biden ndryshoi rregullat ku Kongresi nuk mund të kishte qasje në raportet e veprimtarive të dyshimta kur ai u bë president. Pyes veten pse? Kjo është për shkak se familja e tij kishte 150 të tilla.” – tha Kongresmeni republikan.

Comer shtoi se Departamenti i Thesarit i SHBA duhet të sigurojë të dhënat bankare dhe raportet e veprimtarive të dyshimta, por ai planifikon t’u dërgojë fletëthirrje bankave nëse Departamenti i Thesarit nuk bashkëpunon.

Gazetari e pyeti Comer nëse amerikanët mund të prisnin seanca dëgjimore me zyrtarë bankash, qeveritarë e anëtarë të familjes Biden, një raport hetimi dhe një referim penal në Departamentin e Drejtësisë.

“Po, kjo do ndodhë e gjitha siç pyetët më lart.” – u përgjigj Comer.

“Në lidhje me seancat, duhet të kemi disa nga këto të dhëna bankare në dorë dhe t’i filtrojmë përpara se të kemi një seancë, sepse jemi të sigurt se presidenti ka gënjyer për përfshirjen e tij në të gjitha këto marrëveshje biznesi të dyshimta. Ne kemi besim se shumë nga këto biznese kanë shkelur shumë ligje në Shtetet e Bashkuara, kështu që ne duhet të kemi prova 100% që mund t’i shfaqim dhe t’i tregojmë popullit amerikan për peshën e shkeljeve të ligjt nën ndikimit të presidentit Biden. Unë kam dy të dhëna bankare dhe një nga raportet e aktivitetit të dyshimtë. Bëhet fjalë për një situatë ku Hunter Biden mori një depozitë të konsiderueshme nga Kina nga një llogari e pashënuar. Nuk ndodh në botën bankare kjo gjë. ka gjithmonë një emër dhe adresë.” – vuri në dukje Comer.

Republikani shtoi më tej se mund të bëhet fjalë për një skemë pastrimi parash.

“Gjithçka që ata dinë është se ka ardhur nga Kina. Dhe ai po i zhvendos ato në llogaritë që ka, që është një model i pastrimit të parave. Ne duhet të dimë burimin e të ardhurave të tij. Nëse familja e presidentit po merr miliona dollarë nga Kina, ne duhet të dimë se për çfarë bëhet fjalë. Hunter Biden nuk po prodhonte asgjë, ai nuk zotëronte asnjë pasuri të paluajtshme. Ai nuk ishte i licencuar për të shitur asgjë. Ai nuk ishte i licencuar për të qenë lobist.” – vijoi Comer.

Kryetari i Komitetit të Mbikëqyrjes shprehu gjithashtu shqetësimin se hetimi mund të pengohet nëse Hunter Biden akuzohet nga Zyra e Prokurorit të SHBA në Delaware.

“Gjëja shqetësuese për mua dhe një arsye pse doja të mbaja konferencën për shtyp kaq shpejt ishte se kam parashikuar gjithmonë se Prokuroria e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së do e padisë Hunter Biden përpara janarit për ta mbrojtur atë nga fletëthirrja.” – shpjegoi ai.

“Nëse ai është nën aktakuzë, ne nuk do ta çojmë kurrë para komisionit. Dhe ajo që kemi dëgjuar është se ai do paditet për evazion fiskal dhe mashtrim për sa i përket një aplikimi për armë zjarri.” – shtoi republikani.

Kongresmeni shtoi më tej se përveç shkeljeve të pretenduara të lartpërmendura, ka dyshime edhe për trafik qeniesh njerëzore. Ai përmendi videot e sekuestruara në laptopin e Hunter Biden, të cilat tha ai për shumë kohë u censuruan nga mediat kryesore, nga gjigantët e rrjeteve sociale e administrata Biden.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është mjaft serioz, dhe padyshim fakti që askush në mediat kryesore nuk shkroi për këtë e po kësht askush në Shtëpinë e Bardhë nuk e komentoi këtë, ka një…problem të madh me Hunter Biden. Kujtoni se laptopi ka video në të. Prokurori i SHBA-së nuk do ia arrijë që t’ia hedhë paq vetëm më disa akuza për kundravajtje fiskale ndaj Hunter Biden për ta mbrojtur atë nga dëshmia para Kongresit. Ne duam që populli amerikan të dijë se ekziston një listë shkeljesh për të cilat Hunter Biden është potencialisht në telashe të mëdha.” – theksoi Comer.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breitbart