Vendosni fjalën kyçe....

Nis verifikimi i kandidatëve, kush janë tre prokurorët që garojnë për kreun e SPAK-ut


Majtas Adnan Xholi, në mes Altin Dumani, djathtas Edvin Kondili

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur diskutimin për verifikimin e tre kandidatëve për kreun e ri të SPAK-ut.

Në garë për të zëvendësuar Arben Krajën janë Adnan Xholi, Altin Dumani e Edvin Kondili.

Sipas KLP-së, kandidatët i plotësojnë kushtet ligjore si dhe kanë paraqitur platformën e tyre për drejtimin e SPAK-ut.