Kryebashkiakut socialist Pjerin Ndreu Policia i ka hequr patentën. Kjo ka ndodhur para një muaji, për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit me makinë nga ana e kryebashkiakut.
Këtë e zbuloi vetë Ndreu në emisionin “Aldo Morning Show”.
Pjesë nga biseda:
Pjerin Ndreu: Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr.
Aldo: Pse?!
Pjerin Ndreu: Për shkelje në trafik.
Aldo: Ja fut kot! Seriozisht e ke?! Po s’të njohin?
Pjerin Ndreu: Më njohin, por shkelja ishte përtej limitit të tolerancës.
Gjatë kësaj interviste, kryebashkiaku i Lezhës tha se në një moment në jetë të gjithë bëhemi shkelës.
“Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë.”- është shprehur ai.