Vendosni fjalën kyçe....

“Na duhen më shumë burrështetas e më pak rrezikues”- Ambasadori gjerman pas dështimit të negociatave mes Prishtinës e Beogradit


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar lidhur me dështimin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një postim në rrjetet sociale, Rohde ka shpërndarë deklaratën e ambasadorit të SHBA-ve dhe e mbështet qëndrimin e tij. Ai thotë se është absurde të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për targat.

“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat. Na duhen më shumë burra shteti dhe jo ata që e rrezikojnë.”– deklaroi Rohde.