Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Policia sjellje banditeske ndaj qytetarit në Sukth të ri pasi i kërkoi Ramës të mos bënte propagandë


 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke shpërndarë videon e një qytetari të shtruar në spital ka dënuar sjelljen e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Meta thotë se shtetasi Mithat Hazbiu i ka kërkuar Ramës të mos bënte propagandë gjatë vizitës së tij me propagandë.

Më tej kreu i PL-së i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet.

Dënoj me ashpërsi sjelljen banditeske të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj qytetarit Mithat Hazbiu nga Sukthi i ri, i cili është ndaluar sot në shkelje të ligjit vetëm pse i kërkoi Kryeministrit të mos bënte propagandë me zonat e përmbytura.

Duke i uruar Z.Hazbiu shërim të shpejtë, për shkak se ndodhet i shtruar në urgjencë, i bëj thirrje Prokurorisë të nisë menjëherë hetimet.

Modeli shtypës qeverisës i Edi Ramës do të marrë shumë shpejt përgjigje nga qytetarët e lirë. Koha për Llogaridhënie po afron!”-shkruan Meta.